Email address and contacts
“Një mision drejtë fjalës së lirë” Shumë nga miqtë tanë vazhdimisht po na pyesin se cila është arsyeja që ne vendosëm ta hapim këtë faqe, duke pasur parasysh lloj llojshmërinë e faqeve të kësaj natyre, të cilat merën me informimin e aktualiteteve ditore dhe me plasimin e informatave të ndryshme. Përgjigja jonë është shumë e thjeshtë: Ne do jemi ndryshe?! Po si ashtu ndryshe?! Cili është synimi dhe misioni jonë ? Ndryshimi tek ne mund të vërehet edhe nga fillimi i funksionimit të faqes tonë. Ndoshta ju lexues e keni vërejtur se brenda kësaj periudhe ne i kemi dhënë hapësirë për tu shprehur rinisë tonë aq sa, ndoshta gjatë gjithë kohës së funksionuari të tyre, faqet tjera nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Po pse pikërisht rinisë, cila është nevoja që atyre t’ju mundësohet një hapësirë ku do të mund të shpreheshin? Të gjithë ne e dimë se rinia është themeli i një shoqërie, në mesin e tyre mund të gjenden udhëheqësit e së nesërmes. Historia ka dëshmuar dhe dëshmon se mbi supet e rinisë janë ngritur qytetërime dhe histori të lavdishme. Tek ata varen shpresat, ëndrrat dhe zemra. E si thotë një fjalë e urtë popullore “Nëse doni ta dini ardhmërinë e një populli, mos pyetni për pasurinë që ka, por shikoni të rinjtë e tij”. E ne sa po kontribuojmë që ta dëgjojmë zërin e tyre, sa atyre po ju mundësojmë një vend strehim ku do të mund të shprehin qëndrimet e tyre. Nga ajo që kemi parë deri tani lirisht dhe pa hezitim mund të themi: ASPAK!!... Kështu duke e ndjerë edhe vetë në lëkurat tona se mungon vendi i lirë për tu shprehur, andaj ne plotë guxim dhe vullnet ju themi: Ja rini ku e ke mundësin për tu shprehur, Shprehu lirshëm dhe thuaje atë çka mendon. Ne do të jemi me ju dhe për ju, ndërsa suksesi jonë pa dyshim se do të varet nga ju.
2
North Macedonia